E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Premtimi” i Kryemadhit për Teatrin: Vandalët e shembën, por ne do ta ringrejmë sërish

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë edhe këtë të hënë në protestën e zhvilluar që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se godina e Teatrit Kombëtar është shembur nga vandalët. E shfaqur në protestë me një bluzë në të cilën ka stampuar fotot e ikonave të artit shqiptar, Kryemadhi shprehet se tempulli i kolosëve do ringrihet sërish.

Reklamë

“Vandalët e shembën, por do ta ringrejmë sërish tempullin e këtyre kolosëve”.

Në protestën e nisur që prej orës 16:40 është shënuar edhe një incident, ku një nga protestuesit hodhi shashka në podium dhe ndaj policëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë