E martë, 29 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:45 Në vijim ora 03:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Premtimet zgjedhore në Kosovë, dominon dialogu me Serbinë e lufta ndaj korrupsionit

Vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, ndonëse ka rreth një muaj që kandidatët për kryeministër takohen me mbeshtetesit e tyre.

Ata po shpalosin platforma për votuesit, duke nisur nga lufta kunder korrupsionit, ekonomia dhe dialogu Prishtinë-Beograd.

Reklamë

Kadri Veseli  kandidati i partise Demokratike të Kosovës, në një nga premtimet më të shpeshta ka theksuar luftimin e nepotizmit dhe korrupsionit.

Per Ramush Haradinajn qe udheheq koalicionin ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate fokusi eshte dialogu.Sipas tij zgjidhja do të jetë njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Ndërkaq, Fatmir Limaj,ka premtuar politika ekonomike dhe sociale në favor të qytetarëve të vendit. Per Limajn  bujqësia  do të gjenerojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe është mundësi për vende  të reja pune.

Albin Kurti kandidat për kryeministër nhga lëvizja vtëvendosje, ka shpalosur 20 pikat  e programit të tij electoral ku shtylla kryesore eshte funksionimi i shtetit të së drejtës.

Ndërkaq, Vjosa Osmani, e nominuar për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një nga premtimet e shumta për zgjedhjet e 6 tetorit, ka theksuar transformimin e sistemin e drejtësisë.

Zgjedhjet e 6 tetorit do të monitorohen nga rreth 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian.

Më shumë video

Reklamë