Nën sloganin “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, Donald Trump, bëri një seri premtimesh që bindën qytetarët ta mbështesnin atë masivisht. Në nivel kombëtar Trump thirrje për ndalim të hyrjes së myslimanëve në SHBA dhe propozoi vettingun, një process të ashpër skanimi për gjithë emigrantët që kërkojnë të ndërtojë jetën në SHBA. Multimiljarderi foli me gjuhë të ashpër për meksikanët dhe tha se do te ngrejë nje mur me Meksikën për të mos lejuar kalimin e tyre. Premtim elektoral ishte shkurtimi i taksave e rregulloreve dhe hapja e vendeve të punës per miliona amerikane. Per kritiket, këto masa shihen si ndihmë për të pasurit dhe rrezik për rritjen e borxhit.

Politika e jashtme

Por cili është vizioni i Trump për politikën e jashtme dhe për çështje kyçe ndërkombëtare. Trump ka shprehur tonë pajtimi me Moskën dhe ka shkuar me larg se çdo president tjetër amerikan. Ai beson se mund të ulë tensionet me presidentin Putin, për të cilin ka thëne se është lider i fortë me të cilin do të donte një marrëdhënie të mirë. Shtetin Islamik, Trump e sheh si kërcënim global që duhet mposhtur, por nuk pranon që SHBA të dërgoje trupa për ta luftuar atë në Irak dhe Siri. Persa i përket raporteve me NATO-n ai e ka bërë të qartë se vendet e Aleancës duhet të shpenzojnë 2 %  të Prodhimit të Brendshëm për Mbrojtjen dhe vendet Balltike nuk mund të kërkojnë ndihet ushtarake nga SHBA, nëse nuk përmbushin detyrimet.  Marrëveshjen me Iranin per kufizimin e programit bërthamor Trump e  ka kundërshtuar, duke e cilësuar ndër me te këqijat në histori. Ndonëse mbështet zgjidhjen e dy shteteve, ne bisedimet e mundshme te paqes mes palestinezeve dhe izraeliteve, Trump ka premtuar se do të jetë neutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *