E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Premtimet e Ramës/ Reagon Basha: A ka njeri që ja vë më veshin këtij?

Kryedemokrati Lulzim Basha ironizoi kryeministrin Edi Rama për premtimet e tij të ditëve të fundit. Me anë të një postimi në “Tëitter”, Basha tha se Rama ka shtatë vite që nuk mban premtimet. Sipas tij, askush nuk i beson më kryeministrit.

 

Reklamë

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”

 

Këtë të mërkurë, Edi Rama premtoi se nga java tjetër do të bëhet publike rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit. Gjithashtu, ai deklaroi se paga minimale do të jetë 300 mijë lekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë