Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

“Premtimet e Ramës për pensionistët lëmoshë elektorale”, Basha: Shqipëria meriton më shumë!

18 Nëntor 13:58

Deputeti demokrat, njëherësh kreu i “Partisë Demoratike – Demokratët Euroatlantikë”, Lulzim Basha i cilësoi “bonuse elektorale” shpërblimet për pensionistët për festat e fundvitit. Basha thotë në një reagim në Facebook se shpopullimi dhe taksat e larta kanë dëmtuar sipërmarrjen duke krijuar pasoja të rënda në skemën e pensioneve, prandaj sipas tij, këto indeksime janë qesharake.

Basha propozon si zgjidhje një ndryshim rrënjësor që i hap rrugë një qeverie që kujdeset për pensionistët dhe familjet shqiptare.

“Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe përmes programit të Demokratëve Euroatlantikë, ne jemi të vendosur të trajtojmë në themel problemet e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të largimit masiv të shqiptarëve dhe rënies së kontributeve”, thotë ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë

Bonuset elektorale të lëvruara për të fshehur premtimin e pambajtur ndaj pensionistëve, nuk e fshehin dot dështimin e qeverisjes më të korruptuar në Europë.

Nën pushtetin arrogant dhe klientelist të Edi Ramës Shqipëria prodhoi një ekonomi në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në mjerim pensionistët. Shpopullimi masiv dhe taksat e larta kanë dëmtuar sipërmarrjen, duke krijuar pasoja të rënda për skemën e pensioneve, prandaj indeksimet qesharake dhe lëmosha elektorale nuk janë zgjidhje, por arnime.

Pensionistët shqiptarë janë viktimat e keqqeverisjes dhe korrupsionit të përhapur në çdo degë të qeverisjes, ndaj zgjidhja nuk është pikatorja me interesa politike, por një ndryshim rrënjësor që i hap rrugë një qeverie që kujdeset për pensionistët dhe familjet shqiptare.

Një qeveri që i ka shërbyer vetëm vetes në 12 vjet, nuk i shërben dot shqiptarëve edhe për katër vite të tjera.

Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe përmes programit të Demokratëve Euroatlantikë, ne jemi të vendosur të trajtojmë në themel problemet e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të largimit masiv të shqiptarëve dhe rënies së kontributeve.

Angazhimi ynë konkret për rritje me të paktën 20% të pensioneve dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, dhe bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta, është detyrim i pashmangshëm për moshën e tretë, e cila meriton më shumë. Po ashtu ne do të rimbursojmë barnat jetike për pensionistët, në mënyre që të mos çojnë pjesën më të madhe të pensionit për të blerë ilaçe.

Rimëkëmbja e sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike e garantuar nga ulja e taksave, mirëqeverisja dhe lufta frontale kundër korrupsionit, do të na mundësojë t’u japim pensionistëve shqiptarë një jetë të dinjitetshme. Shqipëria meriton më shumë!/vizionplus.tv 

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike Vendi
Tagged:
Bonusi Edi Rama Lulzim Basha

Nga e njëjta kategori

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

më shumë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

më shumë...

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci. Arsyet pse ikin të rinjtë

më shumë...

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk ka punëtorë? Përgjigjet eksperti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:42

Kush është në listë?/ Këto tre shenja...

10:34

Pa flluska në këmbë gjatë verës/ Metoda...

10:19

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe...

9:44

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

8:54

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk...

8:43

Pagat po rriten se ka zhvillim apo...

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.