Subscribe

“Elias” një nga veprat më të njohura të kompozitorit Mendelssohn me muzikën dramatike dhe korale të fuqishme po bëhet gati të ngjitet në skenën e teatrit kombëtar të operës dhe baletin në këtë fillim sezoni artistik.

 

Orkestra, Kori dhe Solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit nën dirigjimin e dirigjentin argjentinas Facundo Agudin dhe Dritan Lumshit do sjellin rrëfenjën e një figure kaq të rëndësishme biblike, si dhe përpjekjet për të rikthyer besimin në perëndinë e Izraelit, në përballje me 450 profetët e rremë. Shfaqja vjen e interpretuar nga 4 solistët Artur Vera, Vikena Kamenica, Renisa Laçka dhe Francesko Napoleoni.

 

VIKENA KAMENICA

MEZZO-SOPRANO

“Elias në radhë të parë është një premierë absolute që vjen për herë të parë në Shqipëri. Roli im nuk mund të thuash është një rol por është një komponent. Gjithë episodi me personazhe që takohen, jam e mira e keqja në këtë vepër, kam kontraste shumë të forta. Mua më vendos në atë vështirësinë e bukur që unë gjithmonë e dua.”

 

Baritoni Artur Vera, i cili vjen nën petkun e personazhit të Eliasit e quan një sfidë këtë rol si dhe tematikën e fortë të kësaj shfaqje.

 

ARTUR VERA

BARITON

“Është një sfidë shume e madhe, sepse për vetë karakterizon që ka brenda rolit. Ti duhet të ndryshosh një mendim të madh që ka një popull që beson në shumë zota. Ndaj profeti Elias herë është agresiv edhe i dashur, është një miks karakteresh të cilin ti duhet ta justifikosh vokalisht.”

 

Premierën “Elias” do të keni mundësi ta ndiqni në datë 9 shtator në orën 20.00 në teatrin kombëtar të operës dhe Baletit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *