Subscribe

 

TEA SADIKU

GAZETARE-VIZION PLUS

“Solistët, kori dhe orkestra e Teatrit Kombëtar  Operës dhe Baletit, si dhe një kast artistësh nga Italia janë duke bërë përgatitjet e fundit për të ngjitur sonte në mbrëmje në skenë premierën “Cavalleria Rusticana”. Një shfaqje e këtyre përmasave rikthen për publikun edhe regjisorin Nikolin Gurakuqi, i cili do të na jap më shumë detaje rreth veprës.”

 

NIKOLIN GURAKUQI

REGJISOR

“Zgjodha të bëj një teatër me simbole, më një lojë të fuqishme autoriale ku dominon koncepti i ditës së Pashkës, që është kundër kësaj jetës së vogël lokale ku personazhet, dhe psikologjinë e marrëdhënieve të tyre i zakon pushteti i zakonit.”

 

 

Me një skenografi ku ndërveprojnë simbolika me arin, regjisori e rikthen shfaqjen në skenën shqiptare pas 30 vitesh me risi, por dhe me një mesazh të fortë mbi aktualitetin.

 

NIKOLIN GURAKUQI

REGJISOR

“Shfaqja nuk është as në kohën dhe as në hapësirën ku e ka vënë aktori, është aty ku e kam vënë unë. Pra ja lëmë spektatorit që ta mendojë që kjo ka një mesazh përgjithësues, nuk ka një mesazh lokal.”

 

 

Premiera “Cavalleria Rusticana”, e cila media partner ka televizionin kombëtar Vizion Plus, do të shfaqët për publikun sonte në mbrëmje në orën 20.00 dhe më datë 1 dhe 2 tetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

 

PREMIERA E “CAVALLERIA RUSTICANA”

 

SHFAQJA DO TE NGJITET NE SKENE N E TKOB PER TRE NETE RRADHAZI 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *