Celtic vazhdon ta ruaje të paprekur kolonën e humbjeve në këtë edicion të kampionatit skocez. Kampionet në fuqi të vendit fituan 1 me 0 në transfertën e javës së 14 kundër Ross County, duke vijuar të jenë të parët në renditje me 33 pikë pas 10 fitoresh 3 barazimesh deri më tani.

 

Sfida kundër Ross County në Victoria Park ka qenë më e vështirë sesa pritej për Celtic. Të zotët e shtëpisë ishin të parët që ndërtuan një moment të mirë për gol që në minutën e 13, por gjuajta e Kejllor-Dunn shkoi jashtë. Ndërkohe miqtë pavarësisht e patën një zotërim më të madh të topit nuk arritën dot të krijojnë raste të pastra për gol. Madje rastin e parë për gol Celtic e krijoi në minutën e 48, kur pas një goditje nga këndi ishte Lustik që në shtyllën e parë provoi të shënonte.

 

Në minutën e  61 ishte kapiteni Braun që provoi me një gjuajtje nga distance, por gjuajta shkoi jashtë. 3 minuta më vonë Ross County tentoi me anë të Routis në një goditje dënimi, ndërsa në aksionin pasardhës ishte Schalk që goditi me të djathtën fluturimthi, por pa befasuar portierin mik. Por ndeshja do të vendosej në minutën e  78 nga një perle e bomberit  të Celtic, Griffiths.

 

Sulmuesi i futur në pjesën e dyte ekzekutoi në mënyre te shkëlqyer një goditje dënimi, duke i dhënë tre pikë të arta Celtic që kryeson premier ligen skoceze duke thelluar ne 6 pikë diferencën nga Aberdeen, ndjekës që gaboi fatalisht në shtëpi duke u mundur 2 me 0 nga Motherwell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *