Arsenal mundi Kristal Palas ne javën e 20 te premier Leagues, ne nje mbrëmje ku me shume se triumfi ne derbi ishte barazimi i Ser Aleks Ferguson nga ana e Arsen Venger me 810 pankina ne kampionatin anglez. 2-3 ne Selhust Park me heroin e topçinjve Alexis Sanchez ne nje mbrëmje te jashtëzakonshme.

 

Miqtë e filluan me mjaft vrull takimin duke tentuar me Xhaken, ne te kundërt, te zotet e shtëpisë u munduan t’i bënin balle sulmeve te kundërshtarit, duke shfrytëzuar me pas shpejtësinë e Zaha dhe zgjuarsinë e Cabaye. Por me kalimin e minutave topçinjtë rriten presionin dhe ne minutën e 24 arritën te zhbllokonin shifrat me Shkodran Mustafin.

 

Por me fillimin e pjesës se dyte te zotet e shtëpisë kthyen gjithçka ne baraspeshe me Taunsend pas nje pasimi te Zaha. Qe nga ky çast sfida u be akoma me shume emocionuese me sulme dhe kundërsulme deri ne momentin kur Alexis Sancezh ne harkun kohor te 4  minutave  vendosi diktatin me rrjetat e tij.

 

Fillimisht kiliani kaloi përsëri ne avantazh topçinjtë ne minutën e 62 pas nje pasimi te Lakazete, ndërsa 4 minutave me vone shënoi golin e trete. Pavarësisht këtyre dy golave Arsenal nuk arriti te kontrollonte lojën dhe ne minutën e 89 Tomkins u duk se hapi takimin kur shënoi golin e dyte per Kristal Palas.

 

Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi deri ne fund te takimit me Arsenal, qe fale kësaj fitoreje mbajti distancën prej 5  pikesh me vendin e katërt, ne përpjekje per nje vend ne Champions League sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *