E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Premier, barazim në derbin e Manchesterit

Ilustrim · Vizion Plus

 

Barazim pa gola ne derbin e Manchesterit mes City dhe United, nje sfide qe u dhuroi nga nje pike dy skuadrave te cilët qëndrojnë ne luftën per nje vend ne Champions League sezonin e ardhshëm. 0-0 ne Etihad stadium derbi me numër 174 dhe i treti per ketë sezon nje përballje mbi te gjitha dy rivaleve Guardiola dhe Murinjo, me te ashtuquajturit qytetaret, te cilët mbajtën vendin e trete ne kuotën 65 pikëve, nje me shume se djajtë e kuq.

 

Ne pjesën e pare te zotet e shtëpisë dominuan ne fushe, duke kontrolluar lojën, edhe pse rastet me te rrezikshme ishin dy: ne minutën e 9 Agurero preku shtyllën, ndërsa ne te 36 Kolarov nuk arriti te mposhte portierin De Gea. Edhe skuadra e Murinjos u mundua te reagonte me Martial dhe Ander Herrera.

 

Ne pjesën e dyte, përsëri e njëjta situate me vendasit ne kërkim te golit, duke u shfaqur rrezikshëm Eme Sterling dhe Aguero, ndërkohe qe United nuk arriti per asnjë moment te krijonte hapësira ne zonën kundërshtare. 6 minuta nga fundi djajtë e kuq ngelen me nje lojtare me pak, pasi Felaini u largua rme karton te kuq për nje ndërhyrje ndaj Agueros. City ne sulm per golin e fitores, por pa arritur te gjente rrjetën, edhe pse gjyqtari akordoi 7 minuta shtese.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh