E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prej muajsh i vdekur në rrugë, gjentet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në aksin “Milot-Thumanë”, është përplasur nga makina

Trupi i pajetë i një 49-vjeçari është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në fshatin Shullaz.

Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Reklamë

Policia bën me dije se trupi ishte i dekompozuar dhe dyshohet se 49-vjeçari ka humbur jetën para disa muajash si pasojë e një aksidenti rrugor.

“Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë