“Gangstreja” e Bilishtit është lënë e lirë nga Gjykata e Korçës.

 

Dezi Arapi 27 vjeç, së bashku me motrën e saj Xhesi Arapi 23 vjeç janë kthyer në një shqetësim për kominitetin e Bilishtit.

 

Mësohet se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” më 28 gusht, ndërsa ajo vijon të jetë nën hetim për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Dy motrat, prindërit e të cilave jetojnë në kushte të mjerueshme, u arrestuan më 23 gusht në Bilisht. Në mënyrë të vazhdueshme ato prishin qetësinë publike.

 

Në orët e vona, dy motrat, nën efektin e alkoolit, lëviznin me makinë nëpër qytet dhe shanin e fyenin qytetarët. Madje gjatë arrestimit ato kundërshtuan edhe efektivët e policisë, duke i sharë dhe goditur.

 

23 vjeçarja u procedua në gjendje të lirë, ndërsa për motrën e saj masa e sigurisë u dha dje në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *