Vendi
Prej dy ditësh qarkullimi me një korsi, vijon puna për pastrimin e dherave në aksin Maliq–Lozhan

Prej dy ditësh vijon puna për largimin e dherave dhe shkëmbinjve nga aksi nacional Maliq–Lozhan, pas rrëshqitjeve që kanë shkaktuar dëmtime serioze në strukturën e rrugës.
Në këtë segment, qarkullimi i mjeteve kryhet me një korsi, situatë që paraqitet edhe në disa pjesë të tjera të këtij aksi.
Reklamë
Raportohet gjithashtu për dëmtime anësore në një urë përgjatë rrugës.
Firma kontraktore që mirëmban aksin ka vendosur sinjalistikë paralajmëruese në të gjitha segmentet e dëmtuara, ndërsa puna vijon për rikthimin e plotë të qarkullimit normal.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



