E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Prej dy dekadash nuk është vënë dorë në 3 kilometra rrugë, banorët e Patos Fshatit në protestë: Na mungojnë shumë shërbime

Dhjetëra banorë në Patos Fshat të Fierit kanë dalë në protestë ditën e sotme për infrastrukturën e rrënuar dhe shërbimet bazike që mungojnë prej vitesh.

Ata janë grumbulluar në qendër të fshatit me pankarta në duar dhe kanë thënë se rruga e amortizuar është kthyer në një problem për ta, pasi pej më shumë se dy dekadash gjendja është skandaloze.

Reklamë

Bëhet fjalë për një segment rrugor prej më shumë se tre kilometra, i shkatërruar pothuajse në gjithë gjatësinë e tij, duke krijuar vështirësi të mëdha në aktivitetin e përditshëm, teksa banorët kanë theksuar se amortizimi i mjeteve është një kosto e shtuar për xhepat e tyre.

Sipas banorëve, kjo rrugë nuk njeh investim që nga viti 1994, duke i penguar së tepërmi në përditshmërinë e tyre, ndërsa kanë theksuar se pavarësisht neglizhencës së investimeve, braktisja e fshatit nuk ka ndodhur.

Reklamë

Patosi Fshat numëron rreth 1800 banorë, të cilët vuajnë jo vetëm mungesën e infrastrukturës, por edhe një sërë shërbimesh të tjera si mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, e dritave, e rrugëve për në tokat e tyre etj.

Përballë kësaj neglizhence shumëvjeçare për investime dhe premtime boshe, banorët apelojnë për ndërhyrje të shpejtë për rikonstruktimin e kësaj rruge bazike per komunitetin e tyre dhe realizimin e investimeve të munguara. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë