Me ardhjen e dhjetorit per pak ditë, trokiti dhe dimri! Sinoptikanët parashikojnë që gjatë orëve të natës së të dielës, zonat Veriore dhe Lindore të vendit do të zbardhen nga dëbora.

“Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore.

 

Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës”, sqaron Meteoalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *