Një 82-vjeçare me iniciale G.L është gjendur e pajetë në një kanal në afërsi të banesës së saj në Mamurras.

 

Policia në një njoftim për media, bën me dije se dyshimet e para janë që e moshuara të ketë rënë aksidentalisht në kanal, e për këtë arsye ka humbur jetën.

 

Që prej datës 11 gusht, 82-vjeçarja ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj, të cilët kishin kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të moshuarës.

 

Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras, është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *