Një 72 vjeçar me inicilae B.T është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Kodrat e fshatit Dolan”, Maliq.

 

Në një njoftim për media, policia bën me dije se 72 vjeçari ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë pasi vuante nga skleroza, ndërsa në datën 7 tetor vëllai i tij kishte bërë denoncim në polici.

 

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Kodrat e fshatit Dolan”, Maliq, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup, shtetasi B. T., 72 vjeç, banues në Dolan.

 

Për këtë shtetas, më datë 07.10.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur vëllai i tij, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me 72-vjeçarin, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *