E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Prej 2 vitesh, në shtëpinë e foshnjes në Korçë nuk pranohen fëmijët nën 6 vjeç

Prej gati dy vitesh në shtëpinë e foshnjes “Lulet e Vogla” në Korçë nuk pranohen fëmijë të moshës 0-6 vjeç. E gjithë kjo sipas nënkryetares së Bashkisë Korçë, Benila Themeli, ka ardhur për shkak të një procesi transformues të shërbimit që prek 8 institucione të përkujdesit shoqëror për fëmijët 0-18 vjeç, si dhe 5 qendra zhvillimi në Shqipëri. Sipas Themelit, bëhet fjalë për planin kombëtar të deinstitucionalizimit të miratuar që në shtator të vitit 2020 nga Këshilli i Ministrave. Pjesë e zbatimit të këtij plani janë zgjedhur për t’u pilotuar dy institucione rezidenciale në Bashkitë Korçë dhe Vlorë.

 

Reklamë

BENILA THEMELI, NENKRYETARE E BASHKISE KORCE

“Bëhet fjalë për planin kombëtar të deinstitucionalizimit dhe pjesë e zbatimit të këtij plani janë përfshirë Korça e Vlora. Kemi ngritur strukturën që do të merren me prindër biologjikë të kthehen në familjet e tyre. Kjo strukturë e re synon forcimin e familjeve biologjike. Procesi do të shoqërohet me mbështetje që nga veshjet, ushqimet e të tjera.”

Reklamë

 

I gjithë ky reformim duket se ka të bëjë me rikthimin e këtyre fëmijëve në familjet biologjike, dhe ne rast se kjo do të jetë e pamundur do të futet koncepti i familjeve kujdestare, i cili pritet të aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Momentalisht, në shtëpinë e foshnjes në Korçë janë 15 fëmijë të moshës 0-6 vjeç, 2 prej tyre janë në proces birësimi, 2 të tjerë janë në procesin e rikthimit në familjet biologjike, ashtu siç ka të tjerë të cilët për shkak të moshës do të kalojnë në institucione të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë