Kartoni i kuq i Rexhepit ka “përplasur” trajnerin Klevis Dalipi me ish gjyqtarin e FIFA, Bujar Pregja.

Kartoni i dytë i verdhe i marrë nga lojtari i Partizanit në minutën e 59 në mesin e fushës ka sjelle qëndrime të kundërta në studionin e emisionit “Kampionët”.

Bujar Pregja tha se pavarësisht se faulli i Rexhepit është në mesin e fushës, kemi të bëjmë me një faull dhe gjyqtari e ka dhënë kartonin e verdhe pasi ndërpret një aksion sulmues të Kastriotit.

Ai pohoi se analiza në total e gjyqtarit të ndeshjes Kastrioti-Partizani nuk mund të bëhet vetëm për një episode ndonëse edhe në këtë rast vendimi i gjyqtarit nuk është i gabuar.

Megjithatë Klevis Dalipi nderhyri duke pohuar se Rexhepi ka qënë static dhe nuk ka asnjë arsye perse ai të ndëshkohet me karton të verdhe.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Lirim Zalla i cili pohoi se nëse kartoni i parë i verdhe ishte i pastër, kartoni i dytë i verdhe nuk ekziston.

Ne krahun tjeter duke iu referuar nje episod ne ndeshjen Tirane-Kukesi, Bujar Pregja e ka cilesuar si penallti nje nderhyrje ndaj Oduamadit ne zonen e Kukesit ku duhet te ishte dhene penallti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *