Nëse jeni të prirur të çaj në vend të kafesë, këtë mund ta përcaktojnë gjenet tuaja. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit nga Qendra riken për Shkencat Integruese Mjekësore dhe Universiteti Osaka në Japoni. Ata studiuan të dhënat gjenetike dhe preferencat ushqimore të më shumë se 160,000 njerëzve në Japoni.

 

Hulumtimi, i botuar në revistën “Nature Human Behaviour”, gjeti lidhje gjenetike për 13 zakone diete, duke përfshirë konsumin e alkoolit, pijeve të tjera dhe ushqimeve, dhe gjithashtu sëmundje komplekse njerëzore si kanceri dhe diabeti.

 

“Ne e dimë se ajo që hamë përcakton se çfarë jemi, por kemi zbuluar se ajo që jemi gjithashtu përcakton atë që hamë”, tha shkencëtari Yukinori Okada.

 

Gjatë studimit ekspertët mblodhën ADN dhe informacione të tjera, përfshirë edhe zakonet dietike që janë regjistruar përmes intervistave dhe pyetësorëve.

 

Ata gjetën nëntë vendndodhje gjenetike që ishin të lidhura me konsumimin e kafesë, çajit, alkoolit, kosit, djathit, peshkut, perimeve dhe mishit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *