E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Predhat e paplasura në Qafshtamë, rrezik për banorët

 

Ndonëse kanë kaluar afro 23 vite ku humbën jetën 23 banorë të fshatit Selixë e Frankth në Mat, për shkak të shpërthimit të municioneve luftarake në tunelet e Qafshtamës, situata mbetet problematike përreth zonës. Dy vite më parë, Ministria e Mbrojtjes ndërhyri për të pastruar hotspotet e Qafshtamës, por zona përreth tyre vijon të jetë më municione të paplasura.

 

Nga shpërthimi i fuqishëm i 29 prillit të vitit 1997, municionet luftarake përfunduan në shpatin e malit përballë tuneleve, ku vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot. Madje predha të paplasura dhe të rrezikshme ndodhen edhe 10 metra poshtë tunelit.

Reklamë

 

Banorët iu janë rikthyer gërmimeve për të gjetur predha që më pas i shesin për skrap. Në momentin që pikasën mbërritjen tonë aty, ata lanë mjetet e punës dhe u larguan.

 

 

Tashmë që hostpostet janë pastruar nga forcat xheniere të Komandës Mbështetëse 2 vite e gjysmë më parë, për të eleminuar njëherë e përgjithmonë rrezikun në këtë zonë, duhet kontrolluar nga specialistët i gjithë territori përreth./ Dritan Kurti

Vazhdo të lexosh

Reklamë