Pas lajmit se Kim Kardashian po pret fëmijën e saj të tretë me një nënë surrogate dhe se Kylie Jenner thuhet është shtatzënë me Travis Scott, Khloé Kardashian tani thuhet se është bashkuar me klubin e nënave shtatzënë.

 

 

Sipas TMZ, Khloe dhe i dashuri i saj, ylli i NBA Tristan Thompson, janë gjithashtu në pritje të një fëmije. Burime të shumta konfirmuan lajmin.

 

 

“Po, Khloe dhe Tristan po presin një fëmijë dhe ata janë absolutisht të lumtur.”

 

 

“Kjo nuk është diçka për të cilën ata ishin në nxitim për t’ua bërë të ditur të gjithë botës. Vetëm javën e kaluar ata menduan t’i jepnin lajmin miqve të tyre të afërt. Gjërat u komplikuan pak nga njoftimi i Kylie pasi ata nuk duan të ndërhyjnë dhe në gëzimin e saj apo të marrin vëmendjen prej saj por ka arritur një pikë ku Khloe nuk dëshiron më ta mbajë lajmin sekret dhe të gënjejë njerëzit. Dhe sigurisht heshtja për këtë lajm nuk do të funksionojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *