E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Prapaskenat e takimit Rama-Basha

Mbi dy orë takim i ndarë mes seriozitetit dhe batutave. Protagonistët e takimit, kreu i PAA-së Agron Duka dhe ai i PDK-së Nard Ndoka, tregojnë anën e fshehtë të bisedimeve në kryesinë e Kuvendit. Agron Duka, rrëfen se ai i kishte nisur ftesën kryeministrit Edi Rama, edhe përmes një mesazhi telefonik.

 

Por Rama shkoi në takim dhe menjëherë lëshoi një batutë. Më seriozi ne tryezë ishte Lulzim Basha. Ai përsëriti të gjitha shqetësimet e opozitës, që sipas tij, cenojnë lirinë në zgjedhje. Por, qëndrimit institucional, Rama iu përgjigj sërish me një batutë.

 

Përgjegjësinë më të madhe politike thotë Duka e Ndoka, e ka pasur kreu i qeverisë. Arritjen e marrëveshjes politike kryetarët e dy partive e konsiderojnë pozitive, pasi edhe pse me nxitjen e faktorit ndërkombëtar, pakti i cili kishte shanse që edhe të dështonte, u arrit nga politikanët shqiptarë, të njohur për kokëfortësi dhe arrogancë.

Më shumë video

Reklamë