Dashi

Do t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë. Sado që do t’ju shtyjnë drejt situatave të pakëndshme, ju do të dini si t’i menaxhoni gjithçka do të ndodhë përreth jush.

Demi

Situatat sentimentale mund të ngarkohen disi. Do të jeni të detyruar të hapni rrugë. Bëni ushtrime dhe shëtitje për të humbur vëmendjen.

Binjakët

Binjakët janë ata që shfaqin më shumë romancë tek partneri. Do të jetë një ditë rrezatuese. Shijoni gjithçka që do t’ju vijë.

Gaforrja

Do të jeni kreativë dhe me shumë energji. Mjafton vetëm të jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa në marrëdhënie me të tjerët.

Luani

Do të përpiqeni që të jeni të gatshëm për të bashkëpunuar në ambientin e punës. Falë aftësive tuaja komunikuese gjithçka do të arrihet me sukses.

Virgjëresha

Sa më shumë të toleroni, aq më keq do jetë për ju. Të mirat materiale që keni arritur së fundmi, dëshironi t’i dyfishoni, ndaj edhe do të punoni dyfish.

Peshorja

Mos u tregoni shumë të ashpër. Në mbrëmje do të shihni veten në pasqyrë dhe do të kuptoni si dukeni. Mos humbisni miq me vlerë.

Akrepi

Lëreni dashurinë dhe ndjenjat tuaja të shkëlqejnë. Gjithçka që do t’ju komunikohet do t’ju duket pak e vështirë për ta bërë.

Shigjetari

Nuk është një ditë e mirë për të marrë përsipër rolin e drejtuesit. Do t’ju kundërshtojnë dhe nuk do të jeni të fuqishëm për të mbrojtur idetë tuaja.

Bricjapi

Nëse do t’ju ofrohen mundësi të mira për ndonjë aventurë, mund edhe të pranoni duke mos u treguar të turpshëm. Partneri do të jetë përkrah jush dhe do shijojë gjithçka.

Ujori

Situatat e rënduara emocionalisht do t’ju rrethojnë. Mos i hidhni zjarr çështjeve sepse mund të digjeni edhe vetë. Lërini njerëzit të vendosin vetë. Bën kujdes me shëndetin.

Peshqit

Mos i pranoni detyrat që mund t’ju jepen nëse keni dyshime se nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm për t’i përballuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *