Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një grua.

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dje. I arrestuari nën efektin e alkoolit hyri në një dyqan në Symi dhe tentoi të abuzonte seksualisht me pronaren e dyqanit.

Për fat të mirë gruaja shpëtoi nga duart e emigrantit shqiptar. Menjëherë ajo telefonoi policinë, e për rrjedhojë shqiptari u arrestua.

Nuk ka ende asnjë informacion nëse dyshja njiheshin me njëri-tjetrin. Në ditët në vijim shqiptari do të dalë para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *