Subscribe

Policia e Tiranës arrestoi në orët e para të mëngjesit një 28 vjeçar, i dyshuar si autor i grabitjes së argjendarisë në rrugën e Dibrës, fare pranë medresesë. Në pranga ra 28 vjecari Albin Nazaj nga Vlora, i dënuar edhe më parë për vjedhje, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe moskallëzim krimi.

 

Sipas policisë paraditen e se hënës Nazai tentoi te grabiste argjendarinë, por hasi ne rezistencën e pronarit te biznesit. Ne ikje e sipër ai qëlloi me arme zjarri pistolete duke lene te plagosur Vangjel Kasharen, i cili u dërgua me urgjence ne spital. Por në momentin e arrestimit në rrugën 5 Maji blutë nuk i kanë gjetur armën e krimit të riut. Hetuesit dyshojnë se 28 vjecari mund ta ketë hedhur në ndonjë kazan mbeturinash.

 

Albin Nazaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Që në moshën 23 vjeçare ai u përfshi në një plagosje në qytetin e Vlorës.

 

Në shkurt të 2012 Nazaj u akuzua sëbashku me dy persona të tjerë se plagosën Zaho Danaj. Sipas policisë në atë kohë i plagosuri i kishte borxh 30 mijë euro një mikut të Nazajt. Në prangat e uniformave blu ranë Paolo Sakaj i cili udhëtonte në një automjet me Albin Zanajn dhe Kristian Balliun. Pasi punonjësit e policisë i bënë shenjë që të ndalonte drejtuesi i makinës Zanaj tentoi të largohej duke dëmtuar automjetin e policisë si dhe duke vënë në rrezik jetën e efektivëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *