E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Një i vrarë e tre të plagosur në Borsh, arrestohen tre autorët

Ronaldo Shehu është nje nga autoret vrasjes se 31-vjeçarit Premtim Bega, pas nje sherri te ndodhur ne orët e para te se mërkurës. Shehu  u kap ne nje banese ne qytetin e Vlorës, teksa ishte fshehur, për t’i shpëtuar ndjekjes se uniformave blu.

 

Pak ore me vone, policia ka mundur te arrestoje edhe dy autoret e tjerë te krimit, Thanas Hodo e Xhonatan Muço. Premtim Bega humbi jetën, pasi u qellua disa here me thike. Ai debatoi me te rinjtë dhe ne konflikt u përfshinë shtate persona. Përveç Beges qe gjeti vdekjen, si pasoje e plagëve te shumta ne trup, u plagosen edhe tre persona te tjerë e mësohet se njeri prej tyre është ne gjendje mjaft te rende ne spital.

 

Reklamë

Fillimisht, debati nisi në rrugën kryesore të Borshit, qe te çon drejt plazhit. Motivet janë ende te paqarta, por tre autoret po merren ne pyetje për te zbardhur plotësisht ngjarjen e rende.

 

Më shumë video

Reklamë