Tre të rinj përfunduan në prangat e policisë sepse akuzohen për disa vjedhje të ndodhura në Durrës.

 

Policia zbardhi një grabitje të ndodhur në 8 shkurt, kur u dhunua roja e një subjekti privat dhe u vodh një shumë parash e një furgon.

 

Këtë të mërkurë u arrestua edhe bashkëpunëtori i katër të rinjve, të prangosur më herët, për këtë grabitje.

 

Nga ana tjetër, policia arrestoi edhe një 22-vjeçar e një 18-vjeçar sepse akuzohen se kanë vjedhur disa banesa, duke marrë orendi të ndryshme shtëpiake.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *