Katër shqiptarë dhe një shtetas turk janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh nga gushti i vitit 2023 deri në fillim të prillit 2024.

Ndaj bandës së hajdutëve rëndojnë një sërë akuzash për vjedhje makinash dhe bizenese argjendarie.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se komunikimet ndërmjet anëtarëve të organizatës kryheshin kryesisht përmes rrjeteve sociale (messenger dhe viber), shkruajnë mediat greke. 

Anëtarët e organizatës kanë kryer këto vepra penale:

1. Vjedhja e automjetit në shtator 2023 në zonën e Melissia.
2. Vjedhje e një argjendari në Poros Troizinia më 22.08.2023.
3. Vjedhje në një argjendari në Poros Trizinias më datë 12.05.2023.
4. Vjedhjes në një argjendari në Delphi, Focis më datë 16.12.2023.
5. Vjedhje në një argjendari në Delphi, Focis më datë 01.07.2024.
6. Vjedhja e një makine të konfiskuar në Stacionin e Policisë Salamis dhe zjarrvënia e makinës më 02-03-2024.
7.Tentativë vjedhjes në një argjendari në Argostoli Kefalonia më datë 04.02.2024.
8. Tentativë vjedhjeje në një argjendari në Argostoli, Kefaloni më datë 17.03.2024.
9.Tentativë e vjedhjes në një argjendari në Argostoli Kefalonia më datë 04.01.2024. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *