E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prangosen katër persona të shpallur në kërkim (EMRI)

Katër persona të cilët kërkoheshin nga policie u prangosën këtë të premte. Policia e Kolonjës vuri në pranga 35-vjeçarin Renato Veis, i cili është dënuar në 2020 me tre vjet burg për mashtrim.

 

Reklamë

Dy shtetas të tjerë, Genci Hajrulla 43 vjeç dhe Lavdi Rama 34 vjeç, u arrestuan sepse janë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve.

 

Hajrulla ka marrë tre vjet heqje lirie për këtë vepër penale. Kurse Lavdi Rama është arratisur nga vendi i ngjarjes, kur është kapur mat nga policët duke transportuar klandestinë.

 

Personi i katërt që kërkohej dhe që u arrestua është Enkeledi Agastra, i dyshuar për një vjedhje në një kompani celulare të ndodhur në 2020.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë