E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prangosen 4 persona për mashtrim, krijuan firma fiktive për të shmangur TVSH-në

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin.

 

Reklamë

Në pranga janë vënë Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova dhe Ylber Molla, i dënuar më parë për “Mashtrim”.

 

Reklamë

Sipas polciisë, të arrestuarit akuzohen se duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në Tiranë, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 350 milionë lekë të reja.

 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë