Subscribe

Një zyrtar i hekurudhës ka përfunduar nen pranga. Policia e Durrësit arrestoi Zv/Drejtorin për transportin e mallrave Tiranë-Shijak, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë ne qytetin bregdetar, Artur Mahmutaj 35 vjeç, kishte përshtatur një magazinë, e cila do të shërbente për të kultivuar bimë narkotike, me një teknologji të fundit. Pas kontrollit të policisë ne magazinën e 35 vjecarit u gjeten 3 kilogramë lende narkotike kanabis. Te njëjtat burime bëjnë me dije se Zendës drejtori i hekurudhës Mahmutaj hetohej prej disa muajsh, kohe kur filloi punimet ne magazine. Nga te dhënat e policisë, mësohet se 35 vjecari Mahmutaj kishte krijuar kushtet e seres, por edhe ndriçimit qe do te shërbente per rritjen e kubikeve te lendes narkotike. Nga ana tjetër, policia po heton dhe për përfshirjen e personave te tjerë ne rrjetin e kultivimit dhe te trafikimit te lendeve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *