E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pranga tritolvënësit të Burrelit, akuzohet për shpërthimin në shtëpinë e kryebashkiakut

Policia e Burrelit arrestoi një 37-vjeçar, i cili dyshohet si autor i sulmeve me tritol në këtë qytet.

 

Në pranga ra Eltion Daçi ndërsa sipas bluve ai dyshohet si autor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një mobilieri, si dhe për tritolin e vendosur më 4 nëntor pranë banesës së kryetarit të bashkisë.

 

Sipas bluve Daçi ka qenë person  i kërkuar edhe për kanosje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh. I riu o merret në pyetje në polici ndërsa ende nuk dihen motivet se perse 37 vjecari kishte vendosur eksplozivin.

Më shumë video