Subscribe

“Fundi i arratisë” u kodua operacioni i policisë së Korçës, gjatë të cilit u arrestuan dy të arratisur nga një burg i Greqisë si edhe një bashkëpunëtor i tyre. Lodovik Kola, banues në fshatin Bicaj-Pukë, Enkeledi Myrte, banues në fshatin Braçanj-Devoll si edhe Shpëtim Hidri, banues në fshatin Mal Bardhë-Kurbin, u arrestuan ditën e djeshme, duke tentuan të trafikonin lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municione luftarake, drejt shtetit grek. Prangosja u bë në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, pasi Kola dhe Myrte, të cilët vuanin dënimin në burgun e Menemenit në Greqi, për veprat penale të “Vrasjes” dhe “Trafikimit të narkotikëve”, ishin arratisur prej17 majit te 2016 dhe dyshohej se strehoheshin ne vendin tone. Arrestimi i tyre, ndodhi në aksin rrugor Vishocicë- Braçanj, të rrethit Devoll, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 3.5 kg lëndë narkotike në automjetin, 3 automatikë, 1 pistoletë, si edhe 240 fishekë të kalibrave të ndryshme. Prangosja e tre të kërkuarve nga drejtësia greke ka ardhur si pasojë e shkëmbimit të informacionit midis dy policive pasi prej më shumë se 2 muaj këta të kërkuar nëpërmjet kufirit të gjelbër kishin depërtuar në Shqipëri. Njëherazi pritet që ditën e martë gjykata të shqyrtojë ndaj këtyre tre personave dhe kërkesën e palës greke për ekstradimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *