Një i ri u arrestua nga policia e Librazhdit pasi u kap me doza kanabisi gati për tu shitur.

Forcat e rendit prangosën shtetasin Darli Çuçuli.

Fillimisht ai u ndalua në rrugë, në lagjen nr.1, Librazhd, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Më pas efektivet bënë kontroll edhe në banesën e tij janë sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *