Subscribe

Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e Emiljano Shullazit dhe dy miqve të tij Gilmando Dani e Blerim Shullazi, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kanosje për dhënie pasurie, shkatërrim prone me eksploziv e mbajtje pa leje të armëve luftarake. Sipas policisë, arrestimi lidhet me ngjarjen e 13 marsit në rrugën “Sali Butka”, ku një sasi tritoli shpërtheu në garazhin e Arjan Zikës, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Të arrestuarit vendosën tritol në garazh me qëllim kanosjen e tij për përfitime të paligjshme. Por Zika nuk është i vetmi qe është vene ne shënjestër nga grupi. Një tjetër dyshim i forte lidhet me nje hotel ne Durrës, te cilin pronari një shtetas arab është detyruar t’ia dhuroje Shullazi nga frika e kërcënimeve. Mes pas ai është larguar nga Shqipëria. Policia dyshon gjithashtu se në kohe e qytete të ndryshme të arrestuarit kanë shtrënguar për t’u dhënë pasuri edhe disa biznesmenë te rëndësishëm. Emri i 38-vjeçarit, person me disa precedentë penalë u përmend dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët. Sipas ish-kryeministrit, Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara, në të kundërt do t’i merrte peng fëmijët. Menjëherë pas kësaj deklarate, Prokuroria dhe policia u vunë në lëvizje fillimisht me shoqërimin e Shullazit dhe vetëm pas mesnate atij iu komunikua arresti i firmosur nga Krimet e Rënda. Ndërkohe mësohet se i konsideruari si krahu i djathte i tij, Gilmando Dani u arrestua tek sa kishte shkuar pranë Drejtorisë se Policisë per t’u interesuar mbi fatin e shokut te tij. Uniformat blu ndaluan edhe Blerim Shullazin ne vilen e tij ne Fushe Kruje. Burime te Prokurorisë thane se tre miqtë ishin vënë në përgjim prej kohësh, ndërkohë që pas shoqërimit kryeprokurori Adriatik Llalla mblodhi Prokurorin e Krimeve të Rënda dhe atë të Tiranës. Ne takim mori pjese edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për të rakorduar veprimet. Arrestimi i Shullazit erdhi vetëm një ditë, pasi ministri i brendshëm Saimir Tahiri nënshkroi në Uashington marrëveshjen e bashkëpunimit me FBI-në, ku parashikohet dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *