E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga punonjësve të tatimeve, morën ryshfet

Policia prangosi tre specialistë të Drejtorisë Tatimore të Tiranës të akuzuar për shpërdorim detyre. Pas finalizimit të operacionit, në pranga ranë Ermal Harizaj, Ervin Pupleku dhe Arben Disha që të tre punonjës të tatimeve. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Ardi Veliu, të arrestuarit kishin marrë ryshfet gjatë kontrollit të një biznesi në Spille të Kavajës dhe pronarja kishte denoncuar rastin te kryeministri Rama.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë