Kronikë
Pranga për shpejtësi të çmendur dhe alkool në timon

Policia rrugore ka vijuar aksionin ne te gjitha rrugët urbane dhe interurbane te kryeqytetit.
Tre persona janë arrestuar ne flagrance për “drejtim mjeti ne gjendje te dehur”.
Reklamë
Ndërkohë janë pezulluar dhe 23 leje drejtimi, nga te cilat 15 për “shpejtësi mbi normat e lejuara” dhe 8 për “drejtim mjeti nen efektin e alkoolit”.
Mësohet se janë kontrolluar fizikisht për sende te paligjshme 34 persona.
Policia bën te ditur se ka organizuar patrullime te kombinuara duke përdorur te gjitha pajisjet speciale për te parandaluar aksidentet rrugore.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




