Pranga për ish-drejtuesit të Shërbimit Sekret Maqedonas?

Ish-shefi i drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij, ish – zyrtar i shërbimit sekret, Nikolla Boshkovski janë në arrati, njoftoi portali sdk.mk.
Kjo bëhet e ditur nga burime policore, pasi që ata nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, pas marrjes së urdhër arrestit nga ana e Gjykatës së apelit për paraburgosjen e tyre.
Nuk dihet vendndodhja e tyre, dhe se nuk dihet se a janë në arrati, pasi që pasaportat i janë konfiskuar. MPB ende zyrtarisht nuk ka dhënë detaje.
Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar për rastet “Fortesa dhe “Target” nga ana e Prokurorisë Speciale lidhur me skandalin e përgjimeve. Ata kanë keqpërdorur sistemin e përgjimeve dhe kanë asgjësuar më pas sistemin me të cilin kanë përgjuar, për të mos pasur dëshmi për shkeljen e të drejtave të njeriut.




