E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pranga për grabitësit e diamantëve, u kapën pasi gjobitën biznesmenin

E grabitën dy ditë më parë duke i marrë flori dhe diamante, ndërsa më pas i vendosën edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

 

Reklamë

Është kjo skema që përdorën 3 të rinj nga Tirana ndaj një biznesmeni, i cili operonte në shitblerjen e bizhuterive.

 

Reklamë

Ne pranga përfunduan Enea Duraj 26 vjeç, Renato Toska 28 vjeç, si dhe një mik i tyre i shpallur në kërkim.

 

Pasi i morën me forcë sendet me vlerë, të rinjtë i telefonuan tregtarit pak orë më vonë, duke i kërkuar edhe shumën e madhe të parave  në mënyrë që ta linin të qetë.

 

Por biznesmeni i dhunuar ka vendosur të kërkojë ndihmën e uniformave blu. Në telefon grabitësit i kishin caktuar edhe vendin ku do të dërgoheshin paratë, në fshatin Yrshek pranë Tiranës.

 

Pas dorëzimit të kontrolluar të parave, agjentët ndërhynë duke arrestuar gjobëvënësit. Në çantën e grabitësve u sekuestruan si provë 5 mijë euro dhe 300 mijë lekë.

 

Policia sqaroi se Enea Duraj dhe Renato Toska akuzohen për vjedhje me dhunë, dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vepra penale këto që parashikojnë dënime me nga 10 deri në 20 vite burg.

Më shumë video

Reklamë