Pranga pasuesit të Totto Rinës dhe 45 mafiozëve të Cosa Nostra

Policia italiane ka arrestuar kreun e ri i mafias siciliane, së bashku me 45 bashkëpunëtorë.
Aksioni i marrë në Palermo shënoi arrestimin e argjendarit 80-vjeçar Settimo Mineo. Ai thuhet se u zgjodh drejtues i Cosa Nostra gjatë një takimi që mafia italiane zhvilloi në muajin maj.
Mediat italiane e përshkruajnë atë si pasuesin e Toto Riina, i cili vdiq në burg një vit më parë.
Të dyshuarit e Mafias akuzohen për grabitje, shkelje të armëve të zjarrit, zjarrvënie dhe krime të tjera.
Mafia siciliane – Cosa Nostra – arriti të rindërtojë udhëheqjen e saj, të njohur si Cupola, pasi nuk ishte takuar për vite.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shkroi në Twitter se ishte “një ndërhyrje e jashtëzakonshme” nga ana e Carabinierëve, të cilët kanë shkatërruar kupolën e re të Cosa Nostrës.




