Subscribe

Deputetët Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe ish-deputeti Florin Krasniqi, janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar përpara Gjykatës si të pandehur në procesin për goditjen e kolegut të tyre të PDK-së Bekim Haxhiu ne kuvend, ne vitin 2012. Tre deputetet kundërshtuan akuzën, duke thënë se ata nuk e kanë dhunuar deputetin e mazhorances. Kryetari i Vetëvendosjes dhe dy pjesëtaret e tjerë të kësaj partie, thane se procesi është i motivuar politikisht. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate.

Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit. Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja Vetëvendosje! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për ‘Zajednicën’ dhe ‘Demarkacionin’.

Sipas burimeve zyrtare, përfaqësuesit e Vetëvendosjes po gjykohen për rrahje të deputetit Haxhiu, që sipas Prokurorisë, ka ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë pushimit te seancës, pas një debati në Parlament.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *