Të paktën tetë persona kanë rënë në pranga të policisë pasi dyshohet se kryenin kontrabandë me naftën e blerë në Maqedoni për ta shitur atë më pas në vendin tonë, ku cmimi i naftes rezulton te jete me i shtrenjti ne rajon.

 

Prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Korçës, kanë finalizuar operacionin “Diezel” në Qafë Thanë. Në cilësinë e provave materiale  janë sekuestruar 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

 

Tetë të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Ruajtjen dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë”.

 

Nga hetimet të nisura që prej muajit tetor është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.

 

Blerja e naftes ne Maqedoni dhe shitja e saj ne Shqiperi, e cila kryhet ne nje kohe kur çmimi Shqiperia eshte vendi me naften me te shtrenje ne rajon.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të një hetimi disa mujor, të filluar në muajin Tetor 2016, rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *