Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi policia u ka gjetur kokainë në banesë.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga Policia italiane për të luftuar trafikun e drogës, u identifikuan dy banesa në lagjen Madonna di Campagna të Torinos.

Në dalje të godinave, pas një shërbimi të gjatë dhe të pandërprerë vëzhgimi, u ndaluan dhe u identifikuan dy shtetas shqiptarë të dyshuar.

Nga kontrollet e mëtejshme në banesa, u gjetëm të fshehura në zgavrën e një rafti këpucësh, disa pako me kokainë, për 1.2 kg, si dhe një peshore precize dhe material të dobishëm për paketimin e drogës në doza.

Brenda banesës së dytë u gjetën të fshehura brenda një dysheku dy mbështjellës me 1 kg 25 gram kokainë, tre peshore precize, material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Vlera e drogës së sekuestruar arrinte në mbi 120 mijë euro sipas kostove aktuale të tregut. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *