Kronikë
Pranga algjerianit/ Kërcënonte me thikë pronarin e një lokali në Tiranë

Katër persona janë arrestuar orët e fundit në Tiranë për disa vepra penale.
Në mesin e të arrestuarve në flagrancë është edhe shtetasi algjerian T. T., 22 vjeç (endacak).
Reklamë
Ky person në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Ndërkohë po nga efektivet e Komisariatit Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohe G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




