Subscribe

Arrestohet administrator i njësisë Pult ne Shkodër, per parcelat e kanabisit. 60-vjeçari Tome Marku eshte prangosur nga uniformat blu, pasi nuk ka informuar strukturat ligjzbatuese për kultivimin e parcelave me kanabis-sativa. Bashke me ta kane provuar prangat ne duar edhe Ndue Kopshtaj kryeplak i fshatit Kir i Vjetër dhe Nikolin Deda, banor i Grudes se re. 60-vjeçari Tome Marku dhe 31-vjeçari Ndue Kopshtaj janë zyrtaret e pare lokale qe arrestohen per këtë vit, nen akuzën e kultivimit te kanabis satives. Pas kontrollit te ushtruar ne banesën e Markut, forcat e policisë kane arritur te zbulojnë 1 kilogram e 303 grame lende narkotike, si dhe nje arme gjahu. Ndërkohe edhe ne shtëpinë e 29-vjeçarit Nikolin Deda u gjet nje sasi e konsiderueshme kanabisi. Dy zyrtaret Kopshtaj dhe Marku, do te përballen me akuzat e kultivimit te kanabisit dhe moskallëzimit te krimit. Nga ana tjetër, ne Shkodër forcat e policisë kane nisur nje aksion te gjere kundër kultivimit te bimëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *