E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga 36-vjeçarit të rrezikshëm në Tiranē

Arrestohet nga Forcat “Shqiponja” një 36-vjeçar me rrezikshmëri shoqërore në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Marjo ( Arsen) Ndreu banues ne Tirane eshte prangosur në Rrugën e Elbasanit.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

Reklamë

Ngjarja:

Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.

36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë