Pranga 3 shqiptarët të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Italisë

Tre shqiptarë janë kapur dhe vënë në pranga të policisë shqiptare, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit të koduar “Last call”, është bërë i mundur ndalimi i G. B., 31 vjeç. Gjykata e Arezzos, Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nga periudha 01.12.2017 deri 24.06.2018 është i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Në qershor 2018, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kishte marrë 139 doza me lëndë narkotike kokainë, me qëllim për ta shpërndarë në qytetin e Arezzos.
Në elbasan është ndaluar shtetasi Dritan Kllogjeri, 34 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
34 vjeçari ishte dënuar nga gjykata e Firences, Itali me 5 vjet burg për veprën penale “Krime seksuale”. Ky shtetas nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.
Gjithashtu është bërë e mundur kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi i shtetasit Ernest (Nasi) Kaçi., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në 19 nëntor 2019. Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti më datë 28 tetor 2019, pasi Gjykata e Sienas, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.




