E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga 28-vjeçarit në Krujë, thasë me kanabis në makinë

Policia e Kujës sekuestroi këtë të mërkurë rreth 47 kg kanabis, ndërsa vuri në pranga 28-vjeçarin Nuri Hysa. Uniformat blu bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij. Hysa u arrestua në vendin e quajtur “Kroji i madh”.

 

Reklamë

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip benz, në pjesën e bagazhit dhe sediljet e pasme, u gjetën dhe u sekuestruan 8 thasë me kanabis. Dyshohet se Hysa e dërgonte hashashin në Tiranë, ku shitej në zona të ndryshme të kryeqytetit.

 

Edhe në Shkodër, policia asgjësoi 271 bimë narkotike kanabis sativa. Bimët u gjetën në dy fshatrat në njësinë administrative Pult.

 

Ndërsa në Vlore, policia asgjësoi 713 bimë narkotike, qe u zbuluan ne në Llogora dhe në fshatin Risili. Por në të katërta rastet policia nuk ka asnjë të arrestuar.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë