E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pranë hyrjes në Kuvend, Muçi: Kemi bërë një hap para! Mazhoranca i merr votat me telefon

Kandidati i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, theksoi se forca politike që ai përfqëson ka bërë një hap para në këto zgjedhje, ku me shuëmë mundësi do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Sa i përket rezultatit të prodhuar deri tani, Muçi tha se gabimi nuk duhet gjetur te qytetarët por te forcat politike.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Redi Muçi: Ne përpiqemi gjithmonë të mos ja hedhim fajin popullit, pasi kjo duket e thjeshtë. Duhet të bëjmë një analizë politike.

Reklamë

Borakaj: Ju jeni të kënaqur me rezultatin?

Muçi: Ne kërkonim më shumë dhe më mrië, por një parti që futet në parlament është një hap i rëndësishëm. Kur vende sidomos periferike e perceptojnë shtetin vetëm për të zhvatur popullsinë, atëherë problematika e një zone të caktuar kompensiohet nga telefoni i deputetit të zonës, i cili vjen dhe thotë e zgjidhim apo jo, duke zhbërë institucionin dhe bëhet lidhja e shkurtër me telefonin e mdeputetit. Ne nuk kemi institucione në vend që zona të braktisura të shkohet aty dhe të bëhet me listë nëse e zgjidhin apo jo.

Borakaj: Po këta e votojnë.

Sefa: Patjetër që e votojnë, se e dinë shtetin që të zgjidh problemin një ditë para zgjedhjeve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë